AKTUALITET, 9 Tetor 2019, 12:15

Me hunj dhe thika/ Shkatërrohet banda e grabitësve, hynin në banesa kur pronarët ishin në gjumë (video)

Me hunj dhe thika/ Shkatërrohet banda e grabitësve, hynin në


Një bandë grabitësish është shkatërruar në Torino, ku pas hetimeve u zbuluan së paku 17 raste grabitjesh në banesa.

Në pranga janë vënë disa anëtarë të bandës, shqiptare dhe italiane, por ende nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Mediat fqinje shkruajnë se ata shkonin nëpër banesa, që i piketonin që më parë, duke përfituar nga momentet e natës, kur pronaret ishin në gjumë.

Kryesisht grabisnin banesa që ishin disi të izoluara, për të mos u parë nga persona të tjerë, ndërkohë që me vete mbanin shkopinj dhe thika që të vepronin nëse diktoheshin nga pronarët e shtëpive.

Policia ka dokumentuar 17 raste grabitjesh në Torino, në provincat e Biella, Novara dhe Perugia.

Ata merrnin nga banesat sende floriri, ora, bizhu dhe para të thata, shpesh edhe makinat dhe largoheshin.