TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë. 'Zogu i Tiranës' ka mohuar akuzat.
“Gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Asgjë nuk e bënim për lekë, por e bënim me dëshirë.
Marrëdhënie seksuale me dëshirë. Vajza shkonin vetë në hotel, nuk i çoja unë”, është shprehur ai para Policisë.
DËSHMIA E HERMES NIKAJ
“Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel”.
Këto kanë qenë fjalët e 28-vjeçarit Hermes Nikaj, i cili prej vitesh ishte shumë i njohur në Shqipëri për shkak të karakterit të tij të pazakontë.
Po kështu mësohet se në pyetje janë marrë dhe femrat që ishin pjesë e këtij rrjeti të cilat kanë pranuar se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kanë dhënë detaje se si funksiononte skema.