AKTUALITET, 15 Janar 2021, 13:04

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen për ish-drejtorin e burgut 313

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen

Dosja për ish-drejtorin e 313-ës, Eduart Struga është kthyer në vëmendje të institucioneve.

Mësohet se GjKKO i ka kthyer SPAK dosjen për ish-drejtorin e burgut 313 pasi nuk janë plotësuar të gjitha hetimet.

SPAK arrestoi drejtorin e burgut 313 më 3 prill të këtij viti për akuzën e korrupsionit.

Gjithçka nisi me një denoncim lidhur me aktivitetin e paligjshëm që po zhvillohej në ambientet e burgut.

Nga hetimet që zgjatën një muaj, rezultoi se Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lekë) për të lejuar subjektin tregëtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.

SPAK ka marrë si të pandehur edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florjan Ahmetaj.