TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç do të vijë sot në Kosovë
Vizita e Gjuriçit është lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë ditës së djeshme nga kjo Ministri treguan pse ia kanë lejuar vizitën gjatë vikendit, pavarësisht incidentit të fundit që ndodhi në veri të Mitrovicës.
“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, thuhej në përgjigjen e tyre.
“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, thuhet tutje.
“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, thonë nga kjo Ministri.
Më 26 mars Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore për hyrje ilegale në Kosovë. Ai pastaj u soll në Prishtinë dhe më pas u dëbua nëpërmjet Pikës Kufitare Merdar. Arrestimi i Gjuriçit shkaktoi tensione mes Kosovës e Serbisë.