TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milo Gjukanoviç, i cili drejtoi vendin për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, shpalli dje kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.
‘’Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat.
Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991.
Nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Milo Gjukanoviçi është gjithashtu një mbështetës i zjarrtë i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Europian.
Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012