BALLKAN, 29 Mars 2018, 11:30

Arrestohen në Kosovë pesë drejtues të shkollave turke, bashkëpunëtor të Fetullah Gulen

Arrestohen në Kosovë pesë drejtues të shkollave turke,

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 turq, pjesë e stafit të kolegjit “Mehmet Akif”. Të arrestuarit janë identifiluar si mbështetës të Fetullah Gulen, kundërshtar i presidentit Erdogan.

Mediat kosovare raportojnë se, 3 persona janë arrestuar në Gjakovë dhe dy të tjerë në Prizren.

Kolegji “Mehmet Akif” konfirmoi se të arrestuar janë: Drejtori i përgjithshëm i Kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden; zëvendës drejtori i përgjithshëm, Yusuf Karabina; drejtori i shkollës në Gjakovë, Karaman Demirez; Cihan Oskan dhe Hasan H. Gunakan.

Kolegji tha se “ende nuk dihet vendndodhja e tyre”.

Sakaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani nuk dha detaje për arrestimet por konfirmoi se “Policia është duke e realizuar një operacion”.

“Për detaje do t’ju njoftoheni me kohë”, tha zëdhënësi Kelani

Ndërsa pritet dëbimi i tyre për në Turqi.