BALLKAN, 26 Mars 2018, 21:45

Arrestimi i Gjuriç, flet ministri i Brendshëm i Kosovës: Në operacion kishte edhe policë serbë

Arrestimi i Gjuriç, flet ministri i Brendshëm i Kosovës:

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ka thënë se në operacionin e sotëm në veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuric kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë. Deklaratat ai i ka bërë gjatë emisionit ‘Pressing’ në Tv7.  Sefaj, i pyetur nëse në aksionin e arrestimit të Gjuriqit kishte policë serbë ai ka thënë se ‘policët e komunitetit serbë padyshim se janë pjesë e operacioneve’, duke pohuar se e njëjta ka ndodhur edhe sot. Ministri shtoi se individualisht policët mund të kenë qëndrime, ndonjëherë edhe jobindese ndaj Ksoovës, por Policia e Kosovës është e organizuar mirë dhe të gjithë policët janë të integruar në operacione.