TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej 1 Prillit, mbi biznesin e vogël rëndon tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), në masën 20 për qind. Të prekurit nga kjo taksë jo vetëm e kanë kundështuar atë, por deklarojnë se ajo do t’i çojë drejt falimentit.
Në Fier, pas kamerave shumë tregtare e cilësojnë të papërballueshme taksën, por shumë pak prej tyre pranojnë të flasin publikisht duke iu trembur, siç thonë hakmarrjes nga zyrtarët e tatimeve
Sipas tregtarëve janë më shumë se 250 biznese që rrezikojnë të mbyllen në Fier. Edhe pse efektet do të fillojnë të ndihen muajin e ardhshëm, paniku është i madh dhe shumë pronarë biznesesh i tremben falimentimit.
Në Bulqizë shumë pronarë biznesesh që preken nga TVSH-ja thonë se do të shtrenjtojnë çmimet.
Lajmet se bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë do të paguajne 20 për qind të TVSH-së ka frikësuar edhe konsumatorët. /tch/