AKTUALITET, 2 Prill 2018, 22:17

Arrestimet në Kukës, Berisha: Një prokuror kriminel i dha bllokun e fletë-arresteve policisë

Arrestimet në Kukës, Berisha: Një prokuror kriminel i dha bllokun

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në arrestimet e protestuesve për rrugën e Kombit ka ndodhur dicka që as në diktaturë nuk ka ndodhur. I ftuar në studion e emisionit “Debati në Channel One”, Berisha u shpreh se flet arrestet iu dhanë policisë për ti plotësuar vetë.

Berisha: Një prokuror kriminel i jep bllokun e flet arresteve policisë. Mbushi vetë! Gjëja që për hir të së vërtetës nuk ndodhte. Në diktaturë prokurori ta priste fletën e arrestit. Nuk ja jepte policisë. Çfarë gjeti Avokati i Popullit? Gjetja më trondistëse, në fletushka ishte shkruajtur numri i flet arrestit, por nuk ekzistonte flet arresti i mbushur. Flet arrestet janë një flet blloku, dhe ai i kishte dhënë nga ky numër në këtë numër, sa të duhen 30, fillo me këtë numër dhe nuk kishte plotëesuar flet arrestin. Një shkelje flagrante e kushtetutës.