TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turku Selami Simsek, i dënuar me 18 muaj burg për akuzën “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i njohur edhe si mbështetës i Fetullah Gylen i frikësohet ndonjë dëbimi të mundshëm në vendin e origjinës.
Përmes një letre, avokati i tij i kërkon Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit të mos e dëbojnë në Turqi, ku i rrezikohet jeta, derisa shteti shqiptar t’i kthejë përgjigje kërkesës së tij për azil.
Simsek u arrestua në aeroportin e Rinasit së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadaze të falsifikuar. Mësuesi “gylenist”, Harun Çelik, u dëbua me forcë nga autoritetet shqiptare.