AKTUALITET, 25 Janar 2020, 10:45

Turqi, nxirren 39 persona të gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti


Operacionet e kërkim shpëtimi në Turqi duket se kanë dhënë rezultat pozitiv teksa kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat 39 persona të cilët janë dërguar në spital.

Ndër to ishte dhe një grua shtatzënë sëbashku me fëmijën e saj e cila u nxor e gjallë pas 11 orësh qëndrimi nën rrënoja.

Qendra e menaxhimit të katastrofave dhe emergjencave turke AFAD, raporton se personat e shpëtuar u nxorën nga rrënojat e Elazig dhe Malatya.

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën ndërsa 1031 kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

Autoritetet bëjnë me dije se 30 persona ndodhen ende nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit për t’i nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar.