TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një mesazhi ngushëllimi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi, deklaroi se Kosova është e gatshme që të dërgojë ndihma operative, në ndihmë të këtij vendi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi thekson se zemrat e kosovarëve u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosurve nga tërmeti.
“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar ai.
Epiqendra e tërmetit me mangitudën 6.8 ballë të shkallës rihter u lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në qytetin e Elazig.