AKTUALITET, 25 Janar 2020, 09:16

Basha mesazh pas tërmetit shkatërrues në Turqi: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani 21 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet: “Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.