TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s.
“Flas me Putinin, e njoh shumë mirë. Putin nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”, tha Trump në Zyrën Ovale, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Trump njoftoi gjithashtu një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë fillimisht në Rusi dhe më pas në Ukrainë, me një propozim amerikan për përfundimin e luftës.
“Po marrin me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, deklaroi Trump, duke shtuar se beson se ekziston një mundësi e mirë për të arritur një marrëveshje paqeje.
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Witkoff dhe Kushner pritet të vizitojnë Kievin të dielën, pas takimeve në Moskë.
Megjithatë, mbeten ende dallime të rëndësishme mes Rusisë dhe Ukrainës për kushtet e një marrëveshjeje paqeje.