BOTA, 4 September 2026, 17:36

Trump udhëton drejt Irlandës me avionin e dhuruar nga Katari, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të përdorë sërish Boeing 747 të dhuruar nga Katari për udhëtimin e tij të ardhshëm ndërkombëtar, këtë herë drejt Irlandës. Vendimi vjen pavarësisht shqetësimeve të ngritura më herët për nivelin e sigurisë së avionit. 

Avioni, me vlerë të përllogaritur rreth 400 milionë dollarë, është përshtatur për të shërbyer si Air Force One. Megjithatë, ai nuk disponon ende të gjitha sistemet mbrojtëse dhe të sigurisë të avionëve presidencialë amerikanë të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim. 

Shqetësimet u bënë veçanërisht të dukshme gjatë një udhëtimi të mëparshëm, kur Trump u kthye nga Turqia me avionin e vjetër presidencial, ndërsa Boeing-u i dhuruar nga Katari u la mënjanë për arsye që lidhen me sigurinë. 

Trump ka deklaruar se avioni do t’i nënshtrohet përmirësimeve të mëtejshme për ta pajisur me kapacitete shtesë sigurie. Administrata amerikane, megjithatë, nuk ka dhënë detaje mbi natyrën e modifikimeve. 

Pavarësisht këtyre diskutimeve, Shtëpia e Bardhë ka vendosur që avioni të përdoret për vizitën e Trump në Irlandë javën e ardhshme.