TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar në krye të Zbulimit Kombëtar, ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, ku më pas është publikuar edhe nga mediat e huaja në vend.
“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të.”– ka shkruar Trump në Facebook.
Posti i ri që Grenell ka marrë ditën e djeshme si Drejtorit i Zbulimit Kombëtar luan rolin e një mbikëqyrësi të Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës ku gjithsej janë anëtarë 16 agjenci të ndryshme zbulimi, ku mes tyre më e njohura prej të gjithave është CIA.
Sipas mediave të huaja ambasadori amerikan Grenell kishte kërkuar më herët të largohej nga detyra në Gjermani, pasi dëshira e tij ishte të punonte në një nivel tjetër qeveritar nga sa kishte arritur.
Por ndërkohë nga ana tjetër kanë nisur polemikat edhe nga vetë stafi i Trump se drejtori që ai ka përzgjedhur nuk është i duhuri pasi Grenell nuk ka eksperiencën e duhur.
Një burim i afërt me Trump ka thënë për CNN se ata ishin të befasuar nga zgjedhja, duke përmendur se Grenell nuk ka asnjë përvojë që lidhet me inteligjencën.
Një tjetër këshilltar i Trump e përshkroi Grenell si “jashtë ligës së tij” për punën që vepron DNI, duke shtuar se disa persona në administratën amerikane janë “të zënë ngushtë nga sjellja e tij”.