TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë në dy klube nate në Hanau të Gjermanisë mbrëmjen e djeshme.
Sipas mediave të huaja 9 janë viktimat nga dy klubet, të cilët frekuentohen nga komuniteti turk.
Menjëherë autoritetet gjermane identifikuan autorin dhe ai bashkë me një person tjetër u gjetën të vdekur vetëm pak metra larg nga vendi i të ngjarjes, në Kesselstadt.
Ngjarjet ndodhen në qytetin perëndimor gjerman, Hanau, kanë raportuar mediat lokale. Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa i dyti në lagjen Keselshtadt.
Policia nuk ka dha detaje për motivin e sulmit, ndërkohë mbyllën dhe kontrolluan apartamentin në Kanaelstadt të Hanau, në afërsi të vendit të njërit prej bareve ku ndodhi sulmi.