AKTUALITET, 19 Shkurt 2020, 23:12

E vendos Werner, Nagelsman i jep leksion Mourinhos në shtëpi

E vendos Werner, Nagelsman i jep leksion Mourinhos në shtëpi

Tottenham Hotspur hodhi një hap të gabuar ndaj Leipzig, me miqtë që fituan 0-1 në Londër. Sfida e Champions League ishte shumë e luftuar dhe me raste të shumta në të dyja portat. Megjithatë, rrjetat nuk u prekën në pjesën e parë.

Në të dytën, Tottenham shtyu më para në kërkim të golit në fushën e tyre, por krijuan disa hapësira në prapavijë, çka u shfrytëzuan nga sulmi i gjermanëve. Laimer arrin të fitojë një penallti në minutën e 57-të, pas një ndërhyrje të Ben Davies.

Për të ekzekutuar penalltinë, mendon bomberi kryesor i skuadrës, Timo Werner, i cili gjuan saktë dhe arrin të mposhtë kapitenin Lloris. Leipzig nuk e kishte të vështirë më pas të ruante këtë rezultat, pasi Tottenham edhe pse krijoi shumë, vuajti mungesat e Harry Kane dhe Heung-min Son.

Champions League

Tottenham – Leipzig 0-1

Werner (p) 58′