BOTA, 10 Nëntor 2017, 16:41

Edhe pas raundit të gjashtë nuk merren vendime të rëndësishme mes BE-së dhe BM-së

Edhe pas raundit të gjashtë nuk merren vendime të

Negociatorët e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian kanë bërë shumë përparime në bisedime, por ende nuk janë marrë vendime të mëdha, tha Michel Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit, në përfundim të raundit të gjashtë të bisedimeve.

“Në këtë fazë që jemi mos prisni ndonjë njoftim ose vendim përfundimtar”, tha kryenegociatori i BE-së për Brexit, Barnier.

“BE-ja nuk do të bëjë lëshime. Ne nuk po i kërkojmë Britanisë së Madhe të bëjë lëshime dhe as nuk kemi planifikuar të bëjmë lëshime”, deklaroi Barnier.

Barnier vuri në dukje se sqarimet mbi procesin e aplikimit të qytetarëve në BE për statusin e lëvizjes së lirë pas Brexit nga Britania e madhe ishin të dobishme dhe përbënin themelin e vazhdimësisë së punës.”