AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 18:40

Paketa antishpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?

Paketa antishpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?

Paketa e re anti –shpifje rreth të cilës Rama po flet për ditë sikur të ishte problem madhor i vendit, nuk është detyrimisht një nismë që duhet të shihet me siye të errëta. Në një vend si Shqipëria, ku nuk ekziston një traditë e konsoliduar në shtypin europian, ai i konsultimit të artikujve problematikë nga jurist, përpara botimit të tyre dhe ku cilido gazetar mund ti trajtojë faktet si opinione, në këtë vend ku çdo politikan mund të lëshojë nga goja ç‘farë ti teket, për kundërshtarin e tij, nevoja e një rregullimi të kësaj gjendje është immediate.

Lapsi.al ka dalë edhe me qëndrime të qarta për këtë fenomen..

Por, pavarësisht se parimisht nuk mund të ketë kundërshtime për rregullimin e gjendjes aktuale, problemi është se ç‘qëllime e motivojnë Ramën në këtë nismë. Pse ai po kujtohet tani kur po e humb betejën e propagandës e cila nuk po I’ a mbulon më skandalet dhe pse ai po vepron tani kur e sheh, që porosit emisione TV për sukseset e policisë që i përfundojnë të gjitha tek denoncimet e Babales?

Kjo është pyetja që shtrohet dhe e parë edhe në sfondin e gjërave që po ndodhin, ajo tingëllon një këmbanë alarmi.

Prej disa kohësh nga qeveria dhe prokuroria është bërë praktikë, që për çdo skandal që ndodh, përndiqet denoncuesi dhe shfajësohet viktima.

Kështu ndodhi me rastin e Dritan Zaganit që u burgos pasi kishte hetuar për lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt dhe këtyre nuk u hyri gjemb në këmbë deri sa i kapën italianët.

Kështu ndodhi me rastin e Rexhepit, djalit përdhunues të deputetit, që shtëtiti i lirë për gjashtë muaj, ndërkohë që Rama e quante komisarin Nuhu një horr që do të ndiqte këmba këmbës.

Kështu po ndodh edhe me rastin Babale ku kërkojnë të burgosin gazetarin Jetmir Olldashi, megjithëse Agron Xhafjaj me dënim për trafik droge e lejuan të ikte.

Ky është standarti që po vendos Rilindja dhe frika është se mos kjo mendësi frymëzon edhe paketën e ardhshme që doja do të mbledhë lekë për kopshtet e fëmijëve dhe për edukimin.

Prandaj megjithëse të gjithë mund ta pranojnë që problemi i shpifjeve në politikën dhe gazetarinë shqiptare duhet rregualluar, koha kur po bëhet, njerzit që po e iniciojnë dhe precedentët e mësipërm, janë sinjale që ajo mund të jetë e rrezikshme./Lapsi.al/