AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 19:10

Qytetarët në Prishtinë ndezin qirinj për Bushin e Vjetër

Qytetarët në Prishtinë ndezin qirinj për Bushin e

Dhjetëra qytetarë kanë ndezur qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë në shenjë kujtimi për ish-presidentin amerikan George H.W. Bush që vdiq më 30 nëntor. Sot në Kosovë është ditë zie, pas vdekjes së Bushit.

Bush mbahet mend për mbështetjen e madhe që ia dha Kosovës në rrugën e saj për liri. Presidenti i 41-të i Amerikës vdiq në moshën 94-vjeçare. Ai ishte president mes viteve 1989-1993.