AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 18:50

Ndalon makinën para Kryeministrisë, ja çfarë bën qytetari në shenjë revolte (VIDEO)

Ndalon makinën para Kryeministrisë, ja çfarë bën

Ndërkohë që protesta gëlojnë në të gjithë vendin ndaj qeverisë për probleme të ndryshme, një gjetje simbolike është edhe kjo e një qytetari të thjeshtë.

Ndonëse jemi mësuar që të tilla raste t’i shohim vetëm në vendet e zhvilluar, pasi në Shqipëri qytetarët janë shoqëruar vetëm se përse kanë qenë duke bërë video pranë Kryeministrisë, sonte ka ndodhur edhe në Tiranë.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet një makinë e ndaluar para kryeministrisë, ndërsa drejtuesi i saj i bie pa ndërprerë borisë. Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur në shenjë revolte, kur vendi po gëlon nga protestat, si ajo e studentëve, banorëve të Unazës, apo edhe minatorëve, ndërsa makina shihet e drejtuar nga Kryeministria.

Më poshtë videoja e siguruar nga Nisma #Thurje.