TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Berlini është tronditur këtë të shtunë nga të shtënat me armë zjarri, ku raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Një zëdhënëse e policisë tha se katër persona u dërguan në spital pas një konflikti me armë zjarri në Kreuzberg. Mësohet se të shtënat u regjistruan pranë zyrave të Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë.
Zëdhënësja tha se nuk kishte asnjë tregues të një motivi politik të sulmit, por situata mbetet ende shumë e paqartë. Agresori i paidentifikuar u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Njëri prej të plagosurve u gjet në një kanal, ku ishte hedhur për t’iu shpëtuar plumbave, ndërsa tre të tjerët në rrugë.
Shërbimi zjarrfikës i Berlinit përmes një postimi në Twitter tha se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Dëshmitarët thanë se panë një helikopter të policisë në zonën ku ndodhi ngjarja. Të tjera detaje priten në orët në vijim.