AKTUALITET, 18 Prill 2020, 11:06

Tre viktima dhe 36 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

Tre viktima dhe 36 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve


Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre viktima dhe 36 raste të reja me Covid-19 në vend.

Viktimat janë një 85-vjeçare nga Kumanova, një 77- vjeçare nga Krusheva, ndërsa viktima e tretë ishte nga Llabunishta.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 49.

Nga rastet e reja, 22 prej tyre janë në Shkup, katër në Kumanovë, nga tre në Prilep, Veles dhe Strugë dhe një në Manastir.

Përfshirë të dhënat paraprake numri i të infektuarve ka shkuar në 1,117.