AKTUALITET, 18 Prill 2020, 10:42

Riatdhesimet/ “Kam paguar 396 euro për biletat, përgjigja më erdhi negative”, emigranti shqiptar në Itali: “Air Albania” nuk më jep informacion, kush do të më rimbursojë?


Një emigrant i shqiptar, i cili ndodhet në Itali është ankuar së fundmi se ka bërë prenontimin e hotelit në Shqipëri për dy persona, si dhe ka paguar edhe biletat për kthimin në atdhe, por ka marrë përgjigje negative.

Problemi i qytetarit është publikuar nga JOQ, ku vetë ai shprehet se ka paguar 396 euro për biletat e avionit nga Fiumicino-Rinas, por ato janë quajtur të pavlefshme dhe “Air Albania” nuk i jep një përgjigje për rimbursimin e tyre.

“Pershendetje JOQ jam nje emigrant ne Itali… ne momentin qe u hap faqja per riatdhesim bera prenotim per dhome hoteli dyshe po ashtu preva edhe 2 bileta avioni Fiumicino-Rinas kam paguar total 396 euro. i kam te gjitha me fatura qe kam ber pagesat.

Perfundimisht mora nje pergjigne negative qe biletat e avionit jan te pa vlefshme edhe digjen ne kete rast…. kam 24 ore qe kerkoj informacion nga Air Albania per keto bileta kush mban pergjegjesine ose rimbursimin … por nuk hapin tel…jam ne hall.”, shprehet ai për JOQ.

(Aplikimi)

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve.

Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë dy javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do t’iu paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin.