AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 23:33

President i Brazilit, Bolsonaro pozitiv me COVID-19 edhe në testin e dytë

President i Brazilit, Bolsonaro pozitiv me COVID-19 edhe në testin e

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, rezultoi pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë Bolsonaro, i cili ka thënë se ndodhet në gjendje të mirë dhe nuk ka më temperaturë që prej 6 korrikut, kur dha dhe lajmin se ishte infektuar me COVID-19.

Pritet që presidenti i Brazilit në ditët në vazhdim të bëjë një test të tretë për koronavirusin.