TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presideni Meta ka mbyllur këtë sezon të ngarkuar politik duke lënë pas tre mesazhe me konferencën e tij të pa zakontë të shtypit këtë një gusht. përtej mesazheve për tërmetin, sinjaleve për ngjitjen e kodrave dhe maleve, kreu i shtetit ka shtruar terrenin për vjeshtën e ardhshme duke lujatur me cështjen sensitive të hapjes së negociatave, duke ofruar një paketë për një zgjidhe të gjithanshme të krizës dhe duke lënë të hapur një largim të tij të mundshëm nga zyra e presidentit.
Le ti shohim me radhë.
Mesazhi i parë: 18 tetori. Ilir Meta po e përsërit vazhdimisht dhe pa u lodhur se ai po i ofron të gjitha urat për zgjidhjen e krizës politike me shpresën për të bërë gjith{ka që Shqipërisë ti hapen negociatat ditën e 18 tetorit, pra në datën kur Këshilli Europian do të shqyrtojë rekomandimin pozitiv të Brukselit për ne dhe Maqedoninë. Për këtë qëllim presidenti pretendon se ka dekretuar zgjedhjet reale vendore, të vetmet të ligjshme një javë më parë. për këtë ai këmbëngul që në të njëjtën datë, po të bihet dakord të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme madje edhe ato presidenciale nëse kushtetuta ndryshohet për zgjedhje të kreut të shtetit nga populli. Meta pretendon se nëse arrihet ky kompromis i madh Shqipëria ka ende shance të përparojë drejt Brukselit. në fakt kjo ka më shumë gjasa të jetë një manovër propagandistike sesa një shpresë konkrete. Fati i negociatave të shqipërisë pothuajse është vulosur përfundimisht. Nëse për maqedoninë nuk i dihet ende, ne do të marrin një “JO” të fortë në 18 tetor. Edhe sikur ta zgjidhim edhe sikur mos ta zgjidhim krizën. Prandaj insistimi i Metës është më tepër një lëvizje për ti lënë përgjegjësinë Ramës, se ti e kishe në dorë ti shpëtoje negociatat dhe nuk e bërë, sesa një obsion real.
Mesazhi i dytë: Tre zgjedhje në një ditë. Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të trefishta në 13 tetor- me më pak shpenzime- tha sot ai, duke shpresuar se nëse do të ketë ndonjë ndërmjetësim serioz ndërkombëtar, ai të ketë mbi tavolinë një paketë të plotë për zgjidhjen e krizës. Presidenti shpreson se aleatët tanë nuk mund të pranojnë një realitet ku një parti që ka 5% apo 6% të votave të ketë 100% të pushtetit. Prandaj nëse ky negocim vjen ai propozon një pakt ku secila palë dorëzon dhe humbet di[ka.
Mesazhi i tretë: Dorëheqja. Ilir Meta nuk ka përjashtuar as largimin e tij nga presidenca. Me një lëvizje të beftë ai ka thënë këtë 1 gusht, një gjë që nuk e kishte deklaruar më parë: ‘Nëse Rama nuk pranon të shpërndajë këtë parlament aspak normal, një zgjidhje tjetër do të qe mbajtja e zgjedhjeve lokale në 13 tetor, dhe rikthimi im në betejë, me kusht që postin e presidentit ta mbajë një figurë me autoritet dhe kredibilitet si ish presidenti Rexhep Meidani. Unë jam i sigurtë se me një personalitet të tillë do të ishin të mbrojtura qoftë edhe me mire sesa nga unë, ato detyra kombëtare që ka presidenti”.
Natyrisht Meta është gati i sigurtë se me dalldinë e autoritarizmit që e ka kapluar dhe me mënrën se si po shijok kthimin në monizëm, Rama e ka të vështirë të pranojë një president tjetër me integritet, që do të luante rrolin e një kundërpushteti ndaj tij. Prandaj ai e bën këtë propozim edhe për të treguar se nuk i trembet garës sy më sy me ramën në fushën e betejës, por sidomos për të treguar se i vetmi njeri që nuk është i gatshëm të lëshojë asgjë për zgjidhjen e krizës, e për pasojë është edhe gjeneruesi i saj, mbetet kryeministri. Nëntekti është: ‘Unë jam gati ta lë presidencën, ram nuk lëshon asgjë”.
Lapsi.al