AKTUALITET, 26 Mars 2021, 18:44

Trazirat në stadiumin “Besa” të Kavajës, Grida Duma kujton 26 marsin e 1990-ës, publikon dokumentarin për shkëndijat e para të demokracisë (VIDEO)

Trazirat në stadiumin “Besa” të Kavajës, Grida Duma

Më 26 mars të 1990, në stadiumin “Besa” të qytetit të Kavajës, aty ku po zhvillohej ndeshja mes ekipit kavajas dhe Partizanit, u ndezën shkëndijat e para të demokracisë.

Ishin pikërisht të rinjtë e qytetit të Kavajës, ata që do të nisnin thirrjet e para në stadium “Liri Demokraci”. Pas kësaj, djemtë e Kavajës u përleshën me forcat policore.

Dhjetëra arrestime u bënë asokohe. Por më 10 korrik, të po atij viti, do të vritej 21-vjeçari Josif Budo, i pari dëshmor anti-komunist në Shqipëri.

Në nderë të asaj kohe, Grida Duma, kandidate për deputete e Partisë Demokratike për Kavajën, ka realizuar një dokumentar, ku tregohet në pak minuta të gjitha ngjarjet e ndodhura në ’90-tën.

Postimi i plotë i Grida Dumës:

Në respekt të sakrificës dhe si amanet i të flijuarve, në 26 Mars i dedikojmë Kavajës një material filmik që sjell të jetësuar nisjen e protestës së parë…

Në respekt të sakrificës dhe si amanet i të flijuarve, në 26 Mars i dedikojmë Kavajës një material filmik që sjell të jetësuar nisjen e protestës së parë për liri në stadiumin e “Besës”.