AKTUALITET, 26 Mars 2021, 17:27

Protesta anti-komuniste e Kavajës, Meta: Mesazh i gjallë për rininë shqiptare!

Protesta anti-komuniste e Kavajës, Meta: Mesazh i gjallë për
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar protestën e parë anti-komuniste në Shqipëri, atë të 26 marsit të vitit 1990 në Kavajë. Në një shënim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan veç të tjerash se kryengritja e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që sipas tij ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mesazhi nga Ilir Meta: Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”. Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!

Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori,...

Posted by Ilir Meta on Friday, March 26, 2021