AKTUALITET, 26 Mars 2021, 16:28

Klajda Gjosha: Programi i LSI-së me pesë prioritetet kyçe punon dhe mendon për njerëzit!

Klajda Gjosha: Programi i LSI-së me pesë prioritetet kyçe punon
Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e qarkut Tiranë, Klajda Gjosha këtë të premte ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.7 në Tiranë. Sipas Gjoshës, plani me 5 pika kyçe të LSI-së është vetëm fillimi i një politike që punon dhe mendon për njerëzit. ”Edhe pak ditë për rikthimin e dinjitetit të çdo qytetari që jeton në Shqipëri dhe kërkon të ndërtoj të ardhmen në këtë vend. Edhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi i vëmendjes te Ekonomia, te Politikat Sociale dhe te rikthimi i Shpresës”,-shkruan Gjosha. Postimi i plotë Sot me bizneset dhe qytetarët të njësisë 7 të Tiranës. Edhe pak ditë e ndajnë Shqipërinë nga rikthimi i prespektivës të saj Europiane. Edhe pak ditë për rikthimin e dinjitetit të çdo qytetari që jeton në Shqipëri dhe kërkon të ndërtoj të ardhmen në këtë vend. Edhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi i vëmendjes te Ekonomia, te Politikat Sociale dhe te rikthimi i Shpresës. Programi yne me 5 prioritetet kyçe është vetëm fillimi i një politike që punon dhe mendon për njerëzit.

Sot me bizneset dhe qytetarët të njësisë 7️⃣ të Tiranës? Edhe pak ditë⏳e ndajnë Shqipërinë nga rikthimi i prespektivës...

Posted by Klajda Gjosha on Friday, March 26, 2021