TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një telefonatë që mori javën e kaluar e ngujoi në shtëpi Ajet Bytyqin. Atij i është thënë nga policia se është i infektuar me COVID-19.
Por, ky banorë i Sllovisë së Lipjanit as nuk ishte testuar e as që kishte kërkuar një shërbim të tillë nga IKSHP-ja, njofton Klan Kosova.
49 vjeçari qëndroi në shtëpi i shqetësuar kur iu tha se është i sëmurë nga virusi vdekjeprurës. Për më tepër të gjithë i largoheshin.
Për fatin e Ajetit, ai doli të mos jetë i infektuar. IKSHP-ja gabimisht e kishte futur emrin e tij në listën e personave me COVID-19 nga Komuna e Lipjanit.