TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Në këtë moment të vështirë, ne jemi pranë fqinjit tonë,Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. Shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi. Greqia mund të mbështetet tek ne për çdo ndihmë të mundshme”, shkruan z. Bushati.
Shqipëria është e gatshme të ndihmojë në çdo lloj forme shtetin fqinj për situatën emergjente të krijuar. Ndërkohë, ambasada shqiptare në Athinë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonavë të prekura. Aktualisht, raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Për çdo nevojë qytetarët t’i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183