AKTUALITET, 24 Korrik 2018, 14:54

Te Milani rrezikon edhe Gatuzo, Leonardo nis kontaktet me Antonio Konten

Te Milani rrezikon edhe Gatuzo, Leonardo nis kontaktet me Antonio Konten

“Sportmediaset” u ka kushtuar vëmendje të veçantë ndryshimeve në klubin e Milanit, ku pas drejtorit sportiv Mirabeli, tani rrezikon edhe trajneri Ivan Xhenaro Gatuzo.

Mëngjesin e sotëm mësohet se kanë nisur kontaktet nga Leonardo me Antonio Konten, ish-trajnerin e Çelsit. Trajneri ka shprehur disponibilitetin e tij, edhe pse së pari duhet të presë për të zgjidhur disa çështje të hapura me klubin londinez.

Mundësia më e madhe është që trajneri Gatuzo të largohet nga stoli i Milanit, por edhe kjo është një lëvizje e komplikuar, sepse ai ka rinovuar deri në vitin 2020.