AKTUALITET, 24 Korrik 2018, 14:45

Zjarret në Greqi, Basha shpreh ngushëllime për viktimat: Qeveria shqiptare të ofrojë çdo ndihmë

Zjarret në Greqi, Basha shpreh ngushëllime për viktimat: Qeveria

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në Greqi të cilët humbën jetën si pasojë e zjarreve masive në rajonin e Atikës. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se qeveria shqiptare duhet të ofrojë ndihmë dhe solidaritet me fqinjët tanë.

“Lajmet tronditëse nga tragjedia që ka goditur sot Athinën na kanë mbushur me hidhërim. Ngushëllime për familjet e viktimave. Lutemi që drama të ndalet këtu e të mos rritet më shumë.

Qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në solidaritet me fqinjët tanë por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve tanë që janë goditur nga kjo tragjedi. Në këto orë të vështira mendimet dhe lutjet e mija janë për të mbijetuarit, të lënduarit dhe të afërmit e tyre”- thuhet në reagimin e Lulzim Bashës.