TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion shpëtimi në malin Olimp të Greqisë ka përfunduar në tragjedi, pasi një alpinist 40-vjeçar u gjet pa shenja jete në një zonë të vështirë dhe të rrezikshme.
Alarmi u dha rreth orës 13:20, kur autoritetet u njoftuan për rënien e alpinistit në një pjesë të thepisur të malit. Sipas raportimeve, ai ra në një humnerë të thellë gjatë zbritjes, në një zonë mes “Louki Mytikas” dhe “Kakoskala”.
Për gjetjen dhe nxjerrjen e tij u mobilizuan forcat e 2-të dhe 8-të të EMAK-ut, ndërsa në operacion morën pjesë edhe ekipe të tjera të shpëtimit. Terreni i vështirë dhe i rrezikshëm e vështirësoi ndërhyrjen. 40-vjeçari u gjet pa ndjenja dhe ekipet e shpëtimit konstatuan se kishte ndërruar jetë. Rrethanat e sakta të rënies së tij në humnerë mbeten ende për t’u përcaktuar.