TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Podujevë, ku një 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasi një i mitur dyshohet se ka marrë një armë të tipit AK-47 dhe, teksa po luante me të, e ka shkrepur aksidentalisht.
Si pasojë e të shtënës, plumbi ka goditur vëllain e tij 10-vjeçar. I mituri i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë dhe, sipas Policisë së Kosovës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, policia ka kryer kontroll në shtëpinë ku ndodhi incidenti, ku ka gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, së bashku me një karikator me 20 fishekë.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia bëri të ditur se rasti është regjistruar më 21 gusht 2026, rreth orës 12:00, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
“Podujevë 21.08.2026 – 12:00.
Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marrë armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllain e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lart, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”.