BOTA, 11 Dhjetor 2017, 13:05

Trafik prej 1 000 kilometrash pas reshjeve të mëdha të dëborës

Trafik prej 1 000 kilometrash pas reshjeve të mëdha të

Situata në Belgjikë është përkeqësuar pas reshjeve të mëdha të dëborës që ka përfshirë gjithë vendin, duke shkaktuar radhë të gjata në trafik deri në 1 000 kilometra, mbylljen e tuneleve në kryeqytet, pezullimin e linjave ajrore dhe udhëtimeve me tren dhe autobus.

Televizioni belg  e cilësoi situatën e rëndë në vend si një “situatë katastrofike “ duke shkaktuar radhë të gjata në trafik deri në 1000 kilometra.

Gjithashtu, vendi u përfshi nga një sërë aksidentesh me kamionë në dalje të kryeqytetit, si dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor.