AKTUALITET, 21 Prill 2018, 14:54

Topalli shpërthen ndaj Bashës: E premtja e zezë, Luli hileqar do të jetë i përjetshëm, të japë dorëheqjen

Topalli shpërthen ndaj Bashës: E premtja e zezë, Luli hileqar do

Këshilli Kombëtar i PD-së i ka hapur rrugë rikthimit të ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topallit, në nivelet e strukturat më të larta të partisë.

Me një shënim te gjate ne faqen e saj ne FB, Topalli e cileson te djeshmen, si një te premte te zeze ne PD. Ajo numëron arsyet se pse nuk mund te pajtohet kurrë me Bashen dhe thekson se ai duhet te largohet.

“Dje ka qene e premte e zeze per PD. Keshilli Kombetar i PD u mblodh ne fund te mandatit te tij per here te pare (pas atij zgjedhor).

Per here te pare ne historine e PDSH ndodh qe ne Keshillin Kombetar te PD te mos lejohet qe te diskutohet per zhvillimet politike; Te mos lejohet te behet nje analize e situates pas humbjeve te perseritura dhe ne veçanti pas humbjes katastrofale te 2017; LB vendosi qe te mos flitej per politike. Keshilli Kombetar (qe nuk e thirren sic e do statuti pergjate ketyre 4 viteve asnjehere) u thirr pa nje rend dite politik; biles edhe pa patur draftin e Lulit per ndryshime statuore( sepse ate e shperndane me email vetem pak ore me pare, gje qe nuk te jep mundesi per te bere nje vleresim serioz. Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit. Qe dje, me letra Luli do jete i perjetshem.

Dhe per te mbuluar kete turp Luli ben kujdes te shperndaje ne media se po kthehet Jozefina ne Keshillin Kombetar, sepse Luli paska pranuar, qe anetare te KK te jene Ish Kryeministri, Ish Presidenti dhe ish Kryetari i Parlamentit. Hileqar sic di te jete vetem ai, per te mbuluar çimentimin e tij dhe kapjen perfundimtare te PD. Jozefina nuk ka ik kurre nga bindjet e parimet e saj. As ka nevoje per karrige si ai. E kisha karrigen dhe e bera te qarte publikisht se me LB kam diferenca te mëdha. Eshte me mire qe Luli te dorehiqet e t’i jap mundesi PD te ngrihet per t’i dal zot vendit.” – shkruan Topalli.