AKTUALITET, 6 Maj 2018, 22:27

Tjetër ngjarje e rëndë, gjendet skeleti i një njeriu në lumin Vjosë

Tjetër ngjarje e rëndë, gjendet skeleti i një njeriu në
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Përmet, pasi një skelet trupi është gjetur në lumin Vjosë.

Sipas informacioneve mësohet se në lumë janë gjetur pjesë të ndryshme të një skeleti, por ende nuk dihen detaje.

Dyshimet e para janë se kufoma i përket një shtetasi i cili është mbytur disa muaj më parë në Greqi.

Policia ka sqaruar se janë gjetur gjymtyrët e poshtme, kafka dhe disa rroba.

Po vijojnë ende kërkimet për të gjetur pjesët e tjera, por dhe për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.