AKTUALITET, 6 Maj 2018, 22:00

Donald Lu në Portokalli, batutat me “Edi Ramën” për peshkun e madh

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Portokalli”. “Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Donald Lu, ndërsa shkëmbente batuta me aktorët e “Portokallisë”. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”, ndërkohë, publiku thërriste: “Peshku i Madh”.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.