AKTUALITET, 6 Maj 2018, 19:23

EMRI/ Aksidenti me 4 të plagosur në Tiranë, arrestohet drejtuesi i ‘BMW’

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në Laprakë në Tiranë, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një lavazho.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur katër persona të plagosur. Ku një prej tyre ndodhet në reaminacion dhe pas një operacioni ai ka humbur njërën këmbë.

Po ashtu 3 të plagosurit e tjerë janë nën vëzhgim nga mjekët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se peroni i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, është arrestuar dhe është identifikuar si Florenc Piçari 27 vjeç.

‘BMW’ përfundoi në lavazh, disa te plagosur. Shoferi: Më preu rrugën një… (pamje)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e Laprakës, ku një makinë ka përplasur një tjetër dhe disa kalimtarë pasi ka përfunduar në një lavazh. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Shoferi i një mjeti “BMW X5” mësohet se ka humbur kontrollin pasi ka qene me shpejtesi dhe ka përplasur një tjetër mjet e më pas kalimtarët.

laprak2 laprak 1

Tre prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi i ‘BMW’ ka thënë për policinë se ishte detyruar të përfundonte në lavazh pasi ‘një fëmijë më preu rrugën’, raporton “report tv”.