AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 22:00

Tirana e pafat eliminohet nga Champions League, triumfojnë serbët e Crvena Zvezda

Tirana e pafat eliminohet nga Champions League, triumfojnë serbët e

Tirana e pafat eliminohet në turin e dytë nga Champions League, pas humbjes 0-1 me serbët e Crvena Zvezda. Nuk u përsërit mrekullia si në Gjeorgji, kur bardheblutë eliminuan Dinamon e Tbilisit (0-2).

Pjesa e parë u mbyll pa gola në një "Air Albania" pa tifozë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

E kujdesshme në lojë, ishte Ernest Muçi, ai që goditi shtyllën në minutën e 60-të, pas një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës, ndërsa dy minuta më vonë, ligji i pashkruar i futbollit u pa qartë.

Crvena Zvezda arriti të shënojë me anë të Tomane në minutën e 62-të, pas një goditje me kokë. Një goditje nga këndi shfrytëzohet më së miri nga miqtë, që kalojnë në avantazh, rezultat që mbeti deri në fund të ndeshjes.

Kampionët e Shqipërisë do të vazhdojnë aventurën ndrkombëtare në Europa Leage./TPZ.al/