AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 17:11

Theresa May: Pas Brexit bota do ta ketë zili Britaninë

Theresa May: Pas Brexit bota do ta ketë zili Britaninë

Kryeministrja britanike, Theresa May u zotua sot se Brexit do të jetë ‘pa dyshim pro biznesit’.

Kryeministrja tha se qëndra financiare e Londrës do të vazhdojë të jetë ‘zilia e botës’ ndëkohë që ajo iu drejtua udhëheqësve të biznesit në Nju Jork.

Ajo tha se Qeveria është e angazhuar për krijimin e një ekonomie britanike që ka aftësitë për ta mbajtur atë në majë të tregtisë globale.

Ajo tha se ekonomia e Britanisë së Madhe do të jetë ‘e pasur me njohuri, shumë novatore, shumë të kualifikuar dhe me cilësi të lartë, por me një taksë të ulët dhe rregullim të zgjuar’.