Themeluesi i ‘Amazon” Jeff Bezos dhuron 100 milionë dollarë për të ushqyer 46 milionë amerikanë
TPZ
Themeluesi dhe CEO i ‘Amazon’, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milion dollarë për furnizimin e dyqaneve ushqimore në SHBA për të ndihmuar në ushqyerjen e amerikanëve gjatë këtyre ditëve ku gjithë vendi është në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Këtë e ka konfirmuar vetë Bezos nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku është shprehur se paratë do të shkojnë tek qendra më e madhe ushqimore, e cila ka mbi 200 dyqane që janë në shërbim të 46 milionë njerëzve. Ndërkohë ka shtuar se ky është një nga problemet kryesore që ka shqetësuar edhe më parë amerikanët por tani është koha që ata të ushqehen falas.
“Edhe në kohërat e zakonshme, pasiguria ushqimore në familjet amerikane është një problem i rëndësishëm, dhe për fat të keq COVID-19 po e forcon atë stres në mënyrë të konsiderueshme. Miliona amerikanë po drejtohen tek dyqanet e ushqimit gjatë kësaj koheParatë do të shkojnë për Feeding America, në Chicikago i cili ka më shumë se 200 dyqane ushqimore që ushqejnë 46 milion njerëz”– tha Bezos.