BOTA, 29 Mars 2020, 15:21

U shërua nga koronavirusi, gruaja e kryeministrit kanadez mesazh prekës për ata që po vuajnë


Gruaja e Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau është shëruar nga koronavirusi. Lajmi i konfirmuar së fundmi, raportohet nga “Daily Mail“. Sophie Gregoire Trudeau, 44 vjeç, e cila u diagnostikua me virusin në fillim të këtij muaji pas një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi se ishte shëruar nën kujdesin e mjekut të saj dhe Shëndetit Publik të Otavas. Ajo tha se tani po ndjehej shumë më mirë.

Deklarata vjen pasi zyra e Trudeau njoftoi në 12 Mars se ajo kishte dalë pozitive në testin për koronavirusin. Sophie u ndie keq kur u kthye nga një udhëtim në Londër.

Duke shkruar në “Facebook” për të konfirmuar shërimin e saj dhe për të falënderuar dashamirët, Sophie Trudeau shkroi:

“Përshëndetje miqtë e mi të dashur, kanadezë dhe aleatët kudo. Doja t’ju jepja të gjithëve një lajm: Ndihem shumë më mirë dhe mjeku im si dhe Shëndetit Publik i Otavas më thanë që jam pastruar.

Nga thellësia e zemrës sime, dua të them falënderime për të gjithë ata që më uruan me dëshirat e tyre të mira. Dhe të gjithëve që vuajnë tani, ju dërgoj gjithë dashurinë time. Këto janë kohë sfiduese. E di që nuk është e thjeshtë të jesh vetëm – të gjithë jemi qenie shoqërore, përfshirë edhe mua! Por vetëm sepse ne po rrisim distancën fizike midis nesh nuk do të thotë që duhet të bëjmë të njëjtën gjë emocionalisht

Nga media sociale deri te një telefonatë e thjeshtë, ka shumë mënyra për ne që të qëndrojmë të lidhur ndërsa jemi larg dhe në të vërtetë të thellojmë marrëdhëniet tona. Unë besoj fuqimisht se shkenca dhe dhembshuria do të na ndihmojnë të kalojmë përmes kësaj krize. Kjo do të thotë të dëgjosh dhe të ndjekësh protokollet shëndetësore dhe të qëndrosh në shtëpi për momentin.

Ndihem kaq e frymëzuar kur shoh kaq shumë njerëz që ndihmojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin dhe ndihmojnë në luftimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19. Fqinjët po mbledhin sende ushqimore për njëri-tjetrin, bizneset po bëjnë furnizimet që na duhen, dhe artistët po ofrojnë shfaqje falas për të ngritur shpirtrat tanë! Kjo është ajo që duhet bota tani – dhe aq shumë kanadezë po e bëjnë këtë!

Ne do të kalojmë këtë, miqtë e mi të guximshëm dhe kanadezët e mi, dhe do ta kapërcejmë bashkë”, ka shkruar ajo.