BOTA, 30 Mars 2020, 12:48

Kryetari i New York-ut paralajmëron qytetarët: Qyteti do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të majit, më shumë se gjysma e popullsisë do të infektohet

Kryetari i New York-ut paralajmëron qytetarët: Qyteti do të


Kryetari i  New York-ut  prej vitit  2014, Bill De Blasio thotë se të gjithë qytetarët e New York-ut duhet të jenë ‘gati’ që qyteti të qëndrojë i mbyllur deri në fund të majit dhe parashikon se më shumë se gjysma e popullsisë 8.6 milion do të infektohet me koronavirus, pasi rastet e reja po rriten ditë pas dite.

Teksa ka folur në një intervistë për situatën që ka krijuar COVID-19, dhe për pikat më të “nxehta” në vend de Blasio u pyet nëse qyteti do të qëndronte i mbyllur deri në maj.

“Unë mendoj se duhet të jemi të gatshëm për këtë,  ky vendim përplaset me afatin e Pashkëve të Presidentit Trump për të rihapur vendin si diçka që i dha ‘shpresë të rreme’ kombit.”- tha ai.

De Blasio paralajmëroi gjithashtu se më shumë se gjysma e New York , me një  popullsi prej 8.6 milion, nuk i shpëton dot infektimit nga virusi. Parashikimi i tij erdhi ndërsa hulumtimi nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit sugjeroi që 81,000 njerëz do të vdesin nga virusi në SHBA dhe që pandemia nuk do të përfundojë deri në qershor.

Tani ka 142 .746  raste në New York që nga mëngjesi i së premtes, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 2,489.