TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inteligjenca artificiale ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftimin e koronavirusit në Kinë, veçanërisht në diagnostikimin e pneumonisë.
Teknologjia tani po shkon jashtë shtetit për të luftuar pandeminë. Në konferencën për media të Këshillit Shtetëror në 25 Mars, zëdhënësi i Ministrisë së Industrisë dhe Informacionit Xie Shaofeng tha se më shumë se 20 sisteme me inteligjencë artificiale janë përdorur në qindra spitale në Wuhan, epiqendra e shpërthimit, dhe rajone të tjera të Kinës, duke ndihmuar në diagnostikimin e mijëra rasteve. Inteligjenca artificiale po përdoret gjithashtu për të zhvilluar një vaksinë.
Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një metodë diagnostike për konfirmimin e pneumonisë nga koronavirus. Gjatë një pandemie, punonjësit e mjekësisë janë shumë të mbingarkuar për të kontrolluar në thellësi çdo pacient. Këtu hyn në skenë inteligjenca artificiale, duke ndihmuar mjekët të rishikojnë filmat CT dhe të diagnostikojnë sëmundjen me më shumë se 90 përqind saktësi. Por diagnoza përmes inteligjences artificiale ka edhe pengesat e saj; për shkak të mundësisë së diagnostikimit të gabuar, ai nuk mund të jetë mjeti i vetëm diagnostikues.
Sidoqoftë, mund të jetë një asistent efektiv, duke ndihmuar mjekët e mbingarkuar. /TPZ.AL/