TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njëmbëdhjetë hotele në kryeqytetin spanjoll të Madridit janë duke u përdorur për të trajtuar 704 pacientë me koronavirus, tha qeveria rajonale në një deklaratë të Mërkurën.
"Qëllimi kryesor i këtyre hoteleve është të strehojë pacientë që paraqesin një evolucion pozitiv të sëmundjes, por nuk mund të vazhdojnë karantinën në shtëpitë e tyre, për arsye familjare ose sociale", thuhet në deklaratë. Departamenti i shëndetit të qytetit po punon së bashku me Shoqatën e Pronarëve të Hoteleve në Madrid dhe një hotel i 12-të është vendosur të fillojë të marrë pacientë nga spitalet lokale deri në fund të Mërkurës.
Rreth 4,400 mjekë të diplomuar janë përgjegjës për kujdesin e këtyre pacientëve.
"Me këtë masë, Departamenti i Shëndetësisë mund të lirojë dhoma në spitale, të cilat mund të përdoren nga pacientë të tjerë që kanë nevojë për trajtim për sëmundje të tjera," tha qeveria rajonale. /TPZ.AL/