AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 17:54

Themelimi i ushtrisë, kryeministri shkëmben puthje pasionante me bashkëshorten

Pas miratimit të ligjit nga që tranformon FSK-në në ushtrinë zyrtare të Kosovës, të shumta kanë qenë reagimet dhe format e festimit.

Bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj ka zgjedhur të publikojë një foto ku ajo së bashku me Haradinaj kërcejnë nën ritmet e muzikës duke shkëmbyer puthje pasionante.

“Xoxo për ushtrinë”, shkruan Anita krahas fotos.

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon FSK-në në ushtri. Në sallë në momentin e votimit ishin të pranishëm 102 deputetë, 101 prej tyre kanë votuar unanimisht pro në Ligjin për Forcën. Mësohet se lista SRPSKA u largua nga salla në momentin e votimit.