AKTUALITET, 9 Korrik 2020, 17:46

Thaçi të hënën për intervistë në Prokurorinë Speciale në Hagë, ja çfarë thotë avokati i tij

Thaçi të hënën për intervistë në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që ditën e hënë të udhëtojë në Hagë, për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Avokati Tahir Rrecaj tha se arsyeja e ftesës mund të jetë sqarimi i çështjes së aktakuzës nga Prokuroria.

Njëra nga arsyet është se mund të ketë qenë kërkesë e gjyqtarit të procedurës paraprake. Arsyeja që është ftuar mund të jetë që gjyqtari i procedurës paraprake gjatë vlerësimit që ka bërë, e ka parë që është e nevojshme një sqarim i një çështje të rëndësishme për vërtetimin e një aktakuze apo hedhjen e saj”, është shprehur ai. Sipas tij kjo është e drejtë e gjyqtarit të kësaj procedure, njofton KlanKs. “Gjyqtari i procedurës mund të kërkojë nga prokurori që të rshikojë aktakuzën, rishikojë hetimin e veprimeve të personit potencial të dyshuar. Ka të drejtë të bëjë edhe ndryshim. Mund të kërkojë zvogëlimin e kuadratit të pikave të aktakuzës nëse vlerëson se janë të tepërta”, tha ai.

Avokati Rrecaj tha se këto sqarime nevojiten rreth vendimit për aktakuzën.

“Këto veprime gjyqtari i procedurës i merr para ngritjes së aktakuzës. Ato sqarime të hollësishme – analiza, i nevojiten për me marrë vendim të drejtë të aktakuzës. Por a ka prova të mjaftueshme apo jo, këto janë çështje që gjyqtari e ka autoritetin të kërkojë sqarime”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dje njoftimin se është ftuar nga Prokuroria Speciale dhe se të hënën do të udhëtojë për në Hagë për tu intervistuar. “Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”,- u shpreh Presidenti Hashim Thaçi.